TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin e ankimit të Arber Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë.
‘BalkanWeb’ raporton se Çekaj kërkonte pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në datën 11 maj. Ndërkohë, në varësi të situatës do të vendoset nëse gjykata do ta shqyrtojë ose jo ankimin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u futën nga porti i Durrësit, në një kontejner me banane.