AKTUALITET, 27 Prill 2020, 10:04

Pas katër javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja shërohet nga koronavirusi

Pas katër javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja


Kthehet në shtëpi i shëruar, një 70-vjeçar nga Kruja, i cili luftoi për katër javë në terapi intensive, por në fund e fitoi betejën me koronavirusin.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke postuar edhe foton në rrjetin social Facebook.

Postimi i Manastirliut:

Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!

Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi??

Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit??

#KrenarePërEkipetMjekësore