TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë u rri sot me dhjetë raste, në dy spitalet COVID në vend vazhdon mjekimi dhe trajtimi i pacientëve që janë të shtruar në pavijone.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në dy spitalet COVID në vend aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. Shtatë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë pesë pacientë të shtruar.
Dy pacientë janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar”- bëri me dije zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teka dha të rejat e situatës së koronavirusit në vend.