AKTUALITET, 27 Prill 2020, 10:21

Koronavirusi shkakton 136 viktima në Greqi, humb jetën një grua 59-vjeçare

Koronavirusi shkakton 136 viktima në Greqi, humb jetën një grua


Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se në 24 orë 11 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit ka shkuar në 2.517, nga të cilat 55.5% janë burra.

Nga këto, 578 (23%) konsiderohet se janë infektuar jashtë pasi kanë qenë në udhëtim, ndërsa 1,181 (46.9%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

46 nga te infektuarit janë të intubuar dhe mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 13 (28.3%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 89.1% kanë pasur një sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. Fatmirësisht 64 pacientë janë larguar nga qendra e kujdesit intensiv.

Gjithashtu raportohet se kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 136 vdekje në Greqi. 36 viktima ishin gra (26.1%) dhe pjesa tjetër ishin burra.

Mediat greke bëjnë me dije se viktimat janë një burrë 80-vjeçar dhe një grua 59-vjeçare. Të dy thuhet se kanë vuajtur nga sëmundje të mëparshme.

Burri u trajtua në kujdes intensiv në Spitalin Papanikolaou në Selanik, ndërsa gruaja u trajtua në kujdes intensiv në Spitalin Alexandroupolis.

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 74 vjeç dhe 89.6% kishin një sëmundje të mëparshme ose ishin mbi moshën 70 vjeç e lart. Gjithsej janë testuar gjithsej 64.608 mostra klinike.