AKTUALITET, 27 Prill 2020, 09:47

Kosovë/ 32 raste të reja dhe një viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit

Kosovë/ 32 raste të reja dhe një viktimë me koronavirus


Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dje gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej të cilave me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 32 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 23 raste nga komuna e Pejës (14 në Pejë, 5 në Nakëll dhe 4 në Bllagajë), 4 raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, 2 raste me vendbanim në Strellc i Epërm-Deçan dhe me nga 1 rast në: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Dje është shëruar edhe një pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 166.

Dje Klinika Infektive raportoi një rast vdekje të një 44-vjeçari me vendbanim në Malishevë-Gjilan dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020.

Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 17.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga data 08 shkurt deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.