AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 09:31

“Favor për një mik”, burgoset 35-vjeçari që trafikoi shqiptarët. Çfarë tha kur e ndaloi policia


Dënohet me 21 muaj burg një 35 vjeçar i huaj pasi tentoi të kalonte ilegalisht katër shtetas shqiptarë në Britani.

BBC raporton se Edward McDonagh pranoi se i kishte marrë shqiptarët për t’i kaluar kundrejt parave. Ai tha në gjyq se po transportonte grupin nga Dublini në Holyhead si një “favor për një mik”.

Ai u ndalua me ata në makinë, por kur policia e pyeti për pasagjerët që kishte me vete, ai tha se nuk i njihte.

Këtë gjë më pas e pohoi edhe para zyrtarëve të kufirit në Uells. Gjykata urdhëroi që 35-vjeçarit t’i konfiskoheshin 500 paund dhe 255 euro.