AKTUALITET, 17 Shtator 2019, 10:42

EMRI/ U kap me 11 kg heroinë në portin e Durrësit, kush është shoferi i mjetit

EMRI/ U kap me 11 kg heroinë në portin e Durrësit, kush


Identifikohet personi i arrestuar sot në portin e Durrësit, pasi brenda makinës së tij u gjetën 11 kg heroinë. Bëhet fjalë për Agim Sylejmanin, nga Kosova dhe me banim në Zvicër.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip “Opel” me drejtues 50-vjecarin, shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Kjo e fundit ishte fshehur në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me heroinë.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë. Aktualisht policia po heton në lidhje me rastin në fjalë.