AKTUALITET, 8 Janar 2018, 10:19

Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Itali hajduti 23 vjeçar shqiptar

Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Itali hajduti 23

Një djalë i ri shqiptar, është vënë prangat e policisë italiane, pas shumë vitesh kërkim në të gjitha vendet evropiane. Ai kërkohej nga drejtësia Gjermane, për disa vjedhje të rënda, të kryera ndër vite.

Një 23-vjeçar shqiptar me është vënë në pranga nga karabinierët e ‘Capo di Ponte’, në provincën e Breshias, ku ishte së bashku me një shqiptar, për ti iku urdhër-arrestit të lëshuar nga një gjykatë e Nurembergut.

Ai dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda. Ndaj shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte lëshuar urdhër-arresti në datën 4 janar, kur policia kishte shkuar për ta arrestuar, por nuk ishte gjetur në shtëpi.

Tani ndodhet në qelitë e burgut në pritje të ekstradimit.