TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët e përfshirën në politikë në Itali sa vijnë e shtohen dhe këtë e dëshmojnë shifrat e të regjistruarve për zgjedhjet administrative, të cilat do të mbahen me 26 maj dhe që përkojnë në të njëjtën kohë me ato europiane.
Rundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.
Numri i qytetarëve që janë thirrur në votime shkon në 17 milionë në mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni siç janë Firence, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash; Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forli, Leçe, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.
Nga pjesa e veriut deri në jug të Italisë numërohet plot 100 kandidatë me origjinë shqiptare të regjistruar për zgjedhje.
Ndërkohë ka pasur edhe polemika në rrjetet sociale, ku disa prej tyre janë ‘sulmuar’ dhe kritikuar ashpër nga opinioni publik në shtetin fqinj.
