AKTUALITET, 4 Maj 2019, 16:27

Këngëtari amerikan shijon një pasdite nën tingujt e çiftelisë

Këngëtari amerikan shijon një pasdite nën tingujt e

Këngëtari amerikan Lenny Kravitz ka shijuar një shtëtitje në shkup të Maqedonisë, ku do të performojë sonte. Ai publikoi një video në Instagram të vizitës së tij, ku duket se i bëri përshtypje muzika me cifteli e një të moshuari, të cilin e duartrokiti. “Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur duke takuar njerëz të bukur”, shkruajti këngëtari në video. Aty vihet re se shijon edhe performancën e disa fëmijëve të vegjël të ulur në rrugë, të cilët po i binin darabukut.