TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tek Anglia shpresojnë të kthehen shpejt te fitorja, pas humbjes me Belgjikën, që në një farë mënyre ishte një humbje me leverdi. Skuadra e Southgejt duhet të mundë Kolumbinë për të kaluar në çerekfinale.
Kapiteni Herri Kejn ka pohuar se ndeshja me Kolumbinë ka një rëndësi të veçantë për Anglinë: “Ky është momenti i së vërtetës. Kolumbia është një skuadër e fortë dhe e vështirë për t’u kaluar. Ka lojtarë shumë të mirë dhe duhet të jemi mjaft të përgatitur për këtë.
E kemi nisur shumë mirë Botërorin, por tani është gjithçka ndryshe, nis një kampionat i ri. Duhet të jemi të përqendruar për të gjetur mënyrën e duhur për të qenë fitues”, – ka theksuar mes të tjerash sulmuesi i Anglisë, Herri Kejn, autor i 5 golave deri tani.