AKTUALITET, 29 Janar 2019, 18:25

“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash”, Manjani ironizon Prokurorinë

“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash”,

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj, është vënë nën hetim nga prokuroria pas denoncimit të opozitës se, ka falsifikuar dokumentet e paraqitura.

Për këtë arsye, Prokuroria ka thirrur sot Hamitajn që, të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij.

Ky veprim i Prokurorisë është ironizuar sot nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas Manjanit, “L. H. (Lulzim Hamitaj), anëtar i KPK (vettingut) thirret për të dhënë spjegime për një akuzë, nga prokuroria që do vettohet prej tij!!!

“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash!.

Të fala reformës në (zh)drejtësi!”, ironizon Manjani.

Kujtojmë se në muajin gusht, PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të komisionit të pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj.

Dy juristët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.