TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi takimet në Shkodër, me një biznes fason, pronari i së cilës thotë se taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë, ulja e euros janë duke e shkatërruar financiarisht.
Pronar i fasonerisë: Na duhet që të bëjmë ndryshim! Jemi në kolaps të plotë. Mezi përballojmë shpenzimet. Energjia është rritur 43% që nga 2013-a. Kemi karburantin me çmimin më të lartë, i cili është gjenerator i prodhimeve tona.
Tatim-fitimi është rritur nga 10 në 15, duhet të shihet sepse jemi vërtetë në një problematikë financiare.
I bëjmë thirrje Edi Ramës që të rregullohet tregu i Euros.
Basha: Problemi i Euros nuk është vetëm një problem financiar e monetar, është një problem politik. Vetë Banka e Shqipërisë e quan praninë e eurove dhe të mënyrës se si kanë hyrë në treg, të dyshimtë. Sepse nuk është produkt i një aktiviteti normal ekonomik. Aktiviteti kriminal nuk është i rrezikshëm vetëm për sigurinë, por shkatërrim për ekonominë. Si mundet një biznes i ndershëm të konkurrojë me një kontenier bananesh nga Venezuela? E keni parasysh për çfarë e kam fjalën. Nëse ai sjell qindra milionë euro drogë, ai ka shkatërruar tregun. Ka prekur këmbimin euro-lek që ndikon tek dhjetëra mijëra të punësuar, në veçanti sektorin e fasonëve.
Kjo është çështje duhet të zgjidhet nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm. Çështje e vullnetit politik për të luftuar krimin.
Hapi i parë për këtë është ndarja e politikës nga krimi.
Masat ekonomike.
Taksat janë rritur, energjia është rritur, nafta është rritur.
Pensionet janë të ulëta, rrogat, çmimet rriten, ndërkohë shqiptarët nuk i përballojnë dot kostot.
Që ta frenojmë këtë duhet të përmbysim politikën e mbrapshtë ekonomike që është ndërmarrë deri sot.
Hapi i parë që do të ndërmarrim është
- Ulja me 300 lek e çmimit të naftës.
- Subvencionim i energjisë për shtresat në nevojë dhe veprimtaria prodhuese.
Me këtë ia dalim të zbusim dhimbjen e shtresave në nevojë dhe së dyti t’ju bëjmë konkurrues.
-Taksë e sheshtë 9%
9% taksë e sheshtë do të thotë që të gjitha taksat e mbledhura që i çon në drejtim të pa ditur do të mbeten në dispozicion të sipërmarrjes.