TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër seanca gjyqësore ndaj shtetasit Kristian Shkembi, autor i vrasjes së ndodhur me 2 prill 2018 në fshatin Hot i Ri Shkodër, ku viktimë ka mbetur shtetasi Kolë Fermosi. Trupi Gjykues i kryesuar nga Arbër Çela ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurit Shkembi.
Nga ana tjetër prokuori i çështjes Vat Staka ka kërkuar nga gjykata denimin me burg prej 25 vitesh për vepren penale ” Vrasje me paramendin”, pasi sipas prokurorisë autori i vrasjes i cili ka pranuar krimin e kryer, pavarësisht se pas arrestimit ka deklaruar se vrasjen e ka kryer nën ndikimin e alkoolit, ai pasi është konfliktuar me viktimen Kristian Shkembi ka shkuar në banesën e tij ka marrë thiken dhe është rikthyer tek lokali ku po qëndronte viktima dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur, shtetasin Kolë Fermosi.
Ngjarja ka ndodhur me 2 prill të 2018 në fshatin Hot i Ri i Shkodrës, ndërsa nga goditjet me thikë ka mbetur i vdekur 28 vjecari Kolë Fermosi. Viktima dhe autori ishin shoke me njeri tjetrin. Ata ne pije e siper kane debatuar me njeri tjetrin pas nje ngaterrese te çastit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj 28 vjecarit Kristian Shkambi, avokati mbrojtës Blerim Bazhdari ka kërkuar që të njihet me provat e prokurorisë për të përgatitur mbrojtjen. Ndërsa trupi gjykues ka shtyrë marrjen e vendimit për në muajin shkurt.