AKTUALITET, 29 Janar 2019, 18:33

Shkalla e inflacionit në Venezuelë mund të arrijë 1,000,000 përqind.

Shkalla e inflacionit në Venezuelë mund të arrijë 1,000,000

Shkalla e inflacionit në Venezuelë mund të arrijë 1,000,000 përqind. Ky është vlerësimi i rishikuar i FMN-së për vitin 2019, pasi e vlerësoi së pari atë në 13,000 përqind. A është kjo e mundur për një vend të pasur me naftë? Kjo tregon se çfarë mund të ndodhë me një keqmenaxhim të rëndë ekonomik.

Kjo po ndodh kur ekonomia është dëmtuar nga politikat e dështuara socialiste, korrupsioni dhe një industri që shkatërron naftën.

Pasardhësi i Hugo Chavez pasi vdiq në vitin 2013 nuk ka arritur të trajtojë situatën me qeverinë, e cila nuk po arrin dot as të paguaj për letrën e shytpjes së monedhës , bolivares.

Një monedhë petro u krijua e mbështetur nga furnizimet e naftës, por asgjë nuk ka funksionuar. Si një shembull, sapuni për pjatalarëse kushtoi 3.8 milionë bolivarë një javë më parë, sot ajo është 4.9 milion.

Për një nga vendet më të pasura në Amerikën Latine, ky hiperinflacion është një formë ekstreme e varfërimit nga një anë keq menaxhimi, thonë ekspertët. /TPZ.AL/