AKTUALITET, 29 Janar 2019, 16:12

Studentët nisin mbledhjen e firmave për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë

Studentët nisin mbledhjen e firmave për rrëzimin e ligjit të

Nis mbledhja e firmave prej studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, për të kërkuar shfuqizimine e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Peticioni ka nisur të firmoset në fakultetin nga ku nisi dhe protesta. Kushtetuta parashikon që të drejtën e një iniciative ligjore, e kanë 20 mijë qytetarë me të drejtë vote. Studentët kanë bërë të ditur se peticioni që ka për synimin anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, do të kalojë për t’u firmosur prej studentëve në të gjithë fakultetet.

Në fakultetin e Drejtësisë vazhdon dhe konflikti më i madh mes studentëve. Dekani Artan Hoxha i ka komunikuar pjesës që dëshiron të bëjnë mësim se do t’i jepet kjo mundësi në gjimnaze të Tiranës. Për këtë, pritet dhe konfirmimi i Ministrisë së Arsimit.