AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 16:25

Kaq e pati, na la dhe Besa Shahini, i tregon publikut se çfarë mediash duhet të shohë

Kur ju vërshëllen shefi, çfarëdo shkolle të kenë kryer, çfarëdo formimi të kenë ministrat socialistë e humbasin arsyen. Pas Olta Xhaçkës, dhe Sandër Leshit, e fundit në radhë është Besa Shahini që e ka shpallur të mirqenë se njerëzit u dyndën në rrugë na frika e përmetit pasi lexuan një shkrim në portale ku thuhej se do të binte tërmet në ora 23 30. Natyrisht, Besa nuk ka asnjë investigim nëse ky popull që tregoi se shkon më tepër pas bestydnive sesa pas asaj që ka mësuar në sistemin arsimor që sot kryeson Shahini, pra që beson se tërmetet janë të parashikueshme, të jetë kapluar nga paniku prej dy gazetarëve. Ajo në këtë pikë bazohet tek çfarë ka shkruar në Facebook, Rama dhe kaq i mjafton (faksimile poshte). E deri këtu nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, në fund të fundit e marrosur nga largpamësia e udhëheqësit nuk bën asgjë më shumë nga Elisa, Mimi, apo Milva.

Por, kulmi është kur pas asnjë provë dhe investigim ajo del në media të shpallë dy vendime të mëdha e nisur nga ky rast.

I pari është një thirrje drejtuar publikut: Mos lexoni portalet periferkike por besoni vetëm televizioneve të mëdha, se ato janë burim i sigurtë. Pra Klani, Topi, Vizioni Neës, media me një pronar të vetëm, që i shërben vetëm biznesit të këtij të fundit, që marrin në mënyrë okulte para pafund nga qeveria, janë për Shahinin burimet e besueshme që duhet të dëgjojë populli.

I dyti, nga që Besa e ka të sigurtë (ia ka thënë shefi) që kryeqytetasit ia mbathën rrugëve me brekë nëpër këmbë se lexuan Syrin dhe Shekullin, ajo ka vendosur që nga kjo katastrofë të ndryshojë kurikulën mësimore. Kur thotë këtë ju imagjinoni se do shtojë orët e mësimit për tërmetet në lëndën e gjeografisë. Por jo ajo ka vendosur të vaksionojë shqiptarët kundër Fake Neës. “Do fusim në kurrikula mësimin për fakeneës për të luftuar anfalbetizimin mediatik” tha ajo duke zbatuar edhe në fushën e arsimit mësimet e timonierit të madh./Lapsi.al