AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 18:55

Kapet mbi 250 kg marijuhanë, 2 trafikantë shqiptarë në pranga

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar këtë të shtunë nga karabinierët e Leçes, që kanë sekuestruar mbi 250 kg marijuhanë, raportojnë mediat lokale.

Renato Uku, 36 vjeç, me banim në Certaldo (në provincën e Firences) dhe Oltion Proko, 29 vjeç, i cili rezulton lindur dhe banues në Vlorë, janë shqiptarët e arrestuar.