TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në rrethana në paqarta në lagjen Booklyn të New York. Sipas medieve amerikane viktima është Grei Frashëri. Ai u gjet i vdekur në një rrugë. Ngjarja ka ndodhur që në datën 7 gusht, por vetëm tani dolën detaje për ngjarjen.
“Ai ishte gjithmonë një mbështetje për miqtë e tij, i buzëqeshur dhe i kujdesshëm”, – shkruan në Facebook, Rifat Sokoli, kushëriri i viktimës. 23-vjeçari ishte emigrant në SHBA. Autoritetet amerikane nuk e dinë ende shkakun e vrasjes së të riut shqiptar, apo nëse e ka nxjerrë dikush në pritë.
Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk është identifikuar autori, si dhe nuk janë zbardhur shkaqet. Nuk ka informacione as nëse Grei Frashëri kishte konflikte të hapura. Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë krim.