AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 21:51

Grezda i bashkohet grupit, ylli kuqezi zhvilloi stërvitjen e parë me Rejnxhërs

Grezda i bashkohet grupit, ylli kuqezi zhvilloi stërvitjen e parë me

Skocia la një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët. Rezultati 2-0, mënyra si Kombëtarja luajti dhe mënyra si erdhi humbja. Por, nëse kuqezinjtë u larguan me kokën poshtë nga Gllazgou, njëri prej tyre ka arsye përse të jetë i lumtur.

Pas grumbullimit dhe largimit të befasishëm nga përfaqësuesja, si edhe pasi pa shokët e ekipit të humbisnin në “Hampden Park”, Eros Grezda ka gjetur buzëqeshjen. Ylli i Shqipërisë zhvilloi stërvitjen e parë me Rejnxhërs.

Si duket, sulmuesi i krahut ka përfunduar të gjitha burokracitë, që lidhen me lejen e qëndrimit dhe lejen e punës. Grezda i është bashkuar grupit dhe tashmë nis periudhën e vështirë. 23-vjeçari ka nisur periudhën e ambientimit, ndërsa do të punojë dyfishin e shokëve për të arritur gjendjen optimale fizike, pas dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave.