TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Miqësorja midis kombëtareve të Italisë dhe Shqipërisë (3-1) ka rezultuar një ndeshje mjaft e luftuar deri në minutat e fundit, ku dhe u vendos fati i takimit. Vendasit dolën fitimtarë nga fusha falë tre golave të Dimarkos, Murxhias dhe Parixhinit.
Kombëtarja U21 e mbylli pjesën e parë nën disavantazhin e një goli. Golin që zhbllokoi shifrat e ka shënuar mbrojtësi i Parmës, Federiko Dimarko, i cili mposhti Selmanin me një të majtë të fuqishme. Vendasit dominuan gjatë të gjithë minutave, por kuqezinjtë arritën të sprovonin në dy raste portierin Audero. Në minutën e 35-të të takimit, trajneri Di Biaxhio zëvendësoi të dëmtuarin Patrik Kutrone edhe pse sulmuesi i Milanit dëshironte të vazhdonte takimin, pavarësisht dhimbjeve që po kalonte.
Në pjesën e dytë të dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta dhe kombëtarja jonë filloi të baraspeshonte mbajtjen e topit dhe të bëhej e rrezikshme. Goli i barazimit erdhi në minutën e parë të shtesës me autor Xhakomo Vrionin. Sulmuesi i Venecias shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij me fanellën kuqezi.
Fatkeqësisht skuadra e Bushit nuk arriti t’i gëzohej golit të Vrionit, pasi italianët shënuan dy gola të shpejtë në tri minuta me anë të Murxhias dhe Parixhinit
Itali 3 – 1 Shqipëri
Shënues: Dimarko 27? Murxhia 92′, Parixhini 93′ / Vrioni 90′