AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 15:31

Kaosi me dekoderat, katër anëtarë të AMA-s kërkojnë largimin e kryetarit Gentian Sala

Kaosi me dekoderat, katër anëtarë të AMA-s

Katër anëtarë të AMA-s kërkojnë largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala. Propozimi ka ardhur pas fikjes së sinjalit analog. Ky veprim quhet antikushtetues. Propozimi erdhi nga anëtari i AMA, Sami Neza dhe është firmosur dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.