AKTUALITET, 20 October 2026, 18:31

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina protestuesit në rrugët e kryeqytetit

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina protestuesit në

Policia ka ndjekur sërish protestuesit gjatë natës në Tiranë. Një grup të rinjsh është larguar nga zona e Unazës së Vogël në drejtim të ATSH-së dhe më pas drejt sheshit Avni Rustemi.

Pas tyre është vënë në ndjekje autokolona e policisë, me disa furgona që kanë ndjekur lëvizjet e protestuesve.

Të rinjtë janë larguar me vrap, ndërsa në zonën e sheshit Avni Rustemi trafiku i automjeteve duket se u ka favorizuar largimin, duke u dhënë mundësi të shmangin furgonat e policisë.

Ngjarja është pjesë e zhvillimeve të natës në kryeqytet, ku vijojnë lëvizjet e protestuesve dhe ndjekja e tyre nga forcat e policisë.