TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial në Fier, ku janë përplasur një betoniere dhe një automjet transporti. Si pasojë e përplasjes, betoniere ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar frakturë në krah dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.