AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 14:02

Kanosi familjen e gruas dhe kërcënoi me vetëvrasje, Gjykata jep vendimin për 31-vjeçarin fierak

Kanosi familjen e gruas dhe kërcënoi me vetëvrasje, Gjykata jep


Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Elton Metën.

Elton Meta u ndalua të dielën në orën 3:20 minuta të së hënës, pas më shumë se pesë orë kur nisi të kërcënonte veten me kallashnikov.

31-vjeçari nga Peshtani kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes.

Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.

Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi dy herë në ajër.

Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për pesë orë.

Meta u dorëzua pas negociatave me specialistët e RENEA-s të cilët kanë arritur të bindin 31-vjeçarin Elton Meta që të dorëzohet.