TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rexhep Gjeli, 30-vjeçari i cili u plagos në ditëlindjen e tij në lagjen ‘’5 Maji’’ në Tiranë ka rrëfyer për gazetaren Dorjana Bezat në emisionin ‘’Me Zemër të Hapur’’ të News24 çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit.
Gjeli thotë se nuk ka pasur konflikte me Kevin Cungun, dhe as lidhje me të, por thjesht njiheshin prej shoqërive.
Ai thotë se e ka thirrur rastësisht Cungu dhe i ka thënë se ishte “Trimi i 5 majit’’.
Fillimisht Cungu ka tentuar ta qëllojë, por 30-vjeçari i ka kapur pistoletën. Më pas Cungu është shkëputur dhe i ka ikur, por Gjeli e ka ndjekur dhe rrugës teksa i riu qëllonte një plumb e ka kapur 30-vjeçarin në këmbë.
Rexhep Gjeli thekson se në momentin e parë ka kujtuar se Cungu e thirri për ndonjë punë meqenëse punon në ofiçinë duke rregulluar makina dhe mjete, por ndodhi diçka që nuk e priste.
"Mendova se do më ftonte për punë. Unë merrem me makina, motorë. E njoh personalisht. Edhe kështu. Shkova afër, më nxori pistoletën, Ja kapa herën e parë. Ma drejtoi nga trupi, ja largova.
E mbushur ishte përderisa shkrepi. E godita pistoletën dhe shkrepi. Ai iku më pas. Tha që unë jam trim, jam trimi më i madh i 5 majit. Nuk u shamë. Nuk kam pas konflikte më parë.
Më pas e ndoqa. Nuk dija ç’të bëja. Ta kap. Ai më shtinte, derisa mora plumb në këmbë. Mezi e mora veten. U zhduk më pas, kurse unë lidha këmbën. E njoftova vetë Policinë. Më çuan më pas në spital.
Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me familjen e tij. Asnjë lidhje me atë person. Në lagje e njoh me shoqërinë e tij dhe timen. Vetëm si persona. Të kemi lidhje serioze nuk kam fare.
Nuk e di ku e ka banesën. Ky në Allias rri, 400 metra larg. Me të atin s’kam pasur muhabet. Kevin më ka folur me anë të të tjerëve. Nuk kemi pasur probleme.
Kanë ardhur ndonjëherë në ofiçinë me shokët e vet. Shoqërues ka ardhur, nuk ka pasur konflikt. Nuk ka pasur marrëdhënie lekësh.
Problematikë janë ata vëllezërit Cungu, se dihen, kam dëgjuar domethënë. Nuk kishte dijeni që kishte armë zjarri."- tha Gjeli.