TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rëndohet gjendja e gjyqtarit të komanduar të Gjykatës së Kurbinit, Dedë Miri, i cili është i infektuar me COVID-19.
Mësohet se gjyqtari është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po lufton për jetën.
Ndërkohë, në Gjykatën e Kurbinit kanë rezultuar të infektuar edhe gjyqtarët të tjerë. Këta të fundit ndodhen në karantinuar në banesën e tyre.
Kështu tre gjyqtarë të institucionit kanë rezultuar pozitivë nga pandemia duke bërë që të ndërpriten të gjitha proceset gjyqësore, përveç rasteve urgjente.
Duke marrë parasysh se Kurbini ka në dispozicion vetëm tre gjyqtarë, të cilët tanimë nuk mund të punojnë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti për të shmangur kolapsin.
Deri më 28 shtator, të gjithë dosjet urgjente në Kurbin do t’i shqyrtojë: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho./Abc.News