AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 11:39

Ngërçi për listat e hapura, Basha do të takohet sot me aleatët

Ngërçi për listat e hapura, Basha do të takohet sot me


Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët.

Takimi do të mbahet në orën 15:00, në selinë blu.

Ky takim i kryedemokratit Basha me aleatët vjen në një kohë ku Këshilli Politik është në ngërç.

Palët, opozita dhe mazhoranca janë përplasur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që ka të bëjë me hapjen e listave.

Opozita kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, ndërsa PS nga ana tjetër ka sjellë në tryezë draftin me lista të hapura por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve dhe prag zgjedhor 3%.