AKTUALITET, 22 Shtator 2020, 13:00

Dyshohen për korrupsion, Gjykata e Posaçme jep vendimin për tre gjyqtarët

Dyshohen për korrupsion, Gjykata e Posaçme jep vendimin për tre


Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për tre gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri të akuzuar për korrupsion.

Apeli i gjeti ata fajtorë për akuzën, por vendosi që ti dënoi me kusht duke u konvertuar në shërbim prove.

Ish-gjykata e krimeve të rënda i dënoi ata me nga tre vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e dënimit.

Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, i akuzuar për korrupsion Aktiv.

Ish- Gjykata e Krimeve të Rënda gjithashtu dha dënim plotësues për gjyqtarët, sipas të cilit, ata nuk mund të ushtrojnë funksione publike për tre vite.

Gjithsesi gjyqtarët do të vazhdojnë betejën në Apel, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm, raporton Abc News.

Sipas akuzës, biznesmeni durrsak Namik Sadik kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për gjyqtarët, ku Sadik ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata.

Organi i akuzës si prova, radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve, me biznesmenin në Itali dhe Spanjë.

Gjithashtu edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Në bazë të hetimeve, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014.