SPORT, 15 Prill 2020, 14:30

Kanavaro i flet hapur Balotelit: Të doja në Kinë dhe do ishe argëtuar, por kërkove shumë para

Kanavaro i flet hapur Balotelit: Të doja në Kinë dhe do ishe


Me futbollin e stopuar dhe me aktivitetet e reduktuara për shkak të koronavirusit, tashmë ka më shumë kohë për të shpenzuar në rrjetet sociale. Këtë e kanë bërë edhe Fabio kanavaro me Mario Balotelin, nëpërmjet një bisede live në Instagram.

Kanavaro, tashmë është trajner i klubit kinez të Guangzhou, ndërsa zbulon se e ka dashur sulmuesin në klubin e tij por ky i fundit ka kërkuar shumë para.

“Do të ishte ideale për ty, do të luaja në një skuadër top të Azisë dhe nuk do të kishe të gjithë vëmendjen siç e ke në Europë. Do të kishe pasur mundësinë për t’u rikthyer dhe dëfryer”. Ndërkohë, përgjigjet Baloteli: “Unë të prisja ty”. Por, edhe kundërpërgjigjja e Kanavaros ishte gati: “Por, ti kërkove shumë para…”, u shpreh Kanavaro.