AKTUALITET, 28 October 2026, 19:29

Nën akuzë për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza Terziut, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa

Nën akuzë për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza

Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza penale, mes të cilave edhe ajo për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Hamza Terziu.

Sipas akuzave, Gjokrosa dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.

Gjithashtu, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334, pika 1, i Kodit Penal.

Njoftimi u policisë:

Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.