TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia Covid 19 në Itali, ka sakrifikuar jetën e një "ushtrie të tërë" këmisha bardhësh që prej më shumë se 40 ditësh ndodhen në linjën e parë kundër COVID 19, pandemisë që ka vënë në provë të vështirë njerëzimin.
Autoritetet sanitare italiane informojnë se viktima e të infektuar me koronavirus nga personeli mjekësor nuk janë vetëm mjekë, por ka infermierë, farmacistë, profesionistë sanitarë, teknikë laboratori, dentistë, shoferë autoambaulancash.
Në çdo 10 të infektuar në Itali njëri prej tyre është punonjës shëndetësie.
Ndërsa numri i viktimave në këtë kategori pune është deri më sot 116.
Janë 69 mjekë, 23 infermierë, 4 psikologë, 4 operatorë socio sanitarë, 3 farmacistë, 3 edukatorë profesionalë të fushës, 2 teknikë sanitarë, 1 obstetrike, 1 fizioterapistë e 4 shoferë autoambulance.
Ndryshe nga të infektuarit në nivel kombëtar ku shumica e tyre janë meshkuj, tek punonjësit shëndetësor numri më i lartë i të infektuarve janë femra.
Autoritete drejtuese të qeverive lokale në të gjitha rajonet italiane vazhdojnë të apelojnë për mungesë të veshjeve e të instrumenteve mbrojtëse për punonjësit sanitarë.
Një ditë më parë Guvernatori i rajonit të Lombardisë Atilio Fontana akuzoj qeverinë e Romës se furnizimet me këto mjete janë thërrime përballë nevojës urgjente që ka sistemi shëndetësor i rajoni.