AKTUALITET, 3 Dhjetor 2018, 10:29

Kallash dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari/ EMRI

Kallash dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 30-vjeçari/ EMRI

Policia e Tiranës ka arrestuar 30 vjeçarin Jashar Hysa pasi në banesën e tij është gjetur armë zjarri, një karikator dhe 146 fishekë.

Jashar Hysa akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Jashar Hysa, 30 vjeç, banues në fshatin Varosh.

Në fshatin Varosh/Ndroq, nga kontrolli i ushtruar në banesë këtij shtetasi i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikovë, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal”, njofton policia. TPZ.AL