TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka arritur në 63 numri i viktimave nga zjarri në Kaliforni të SHBA-së. Ndërsa numri i të zhdukurve është mbi 631 persona.
Presidenti Donald Trump të shtunën do të fluturojë në Kaliforni për të takuar komunitetet e goditura nga zjarret që po shkatërrojnë shtetin amerikan prej disa ditësh.
Numri më i madh i viktimave janë identifikuar por pritet edhe testi i ADN-së për të marrë konfirmimin. Zjarri vijon të përparojë, deri tani vetëm 35% e tij është nën kontroll. Flakët kanë shkatërruar 8650 banesa dhe 106 rezidenca. Qindra mijëra persona janë evakuuar.
Emergjencat Civile shpjeguan se zjarri ka djegur 83% të parkut federal në Los Anxhelos.
Ky park ka një hapësirë prej mbi 60 mijë hektarësh, dhe shtrihet nga “Hollywood Hills” në “Point Mugu.
TPZ.AL