TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Isuf Shehu, avokati i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, është shprehur se nuk ka dijeni se ku ndodhet klienti i tij.
Në një prononcim për “Report tv”, Shehu është shprehur se nuk di asgjë për çështjen në fjalë dhe as për arsyet që i ka shkuar policia në banesë një ditë më parë. Avokati i Kajmakut shton më tej se do t’i drejtohet prokurorisë me anë të një shkrese zyrtare, për të marrë informacionin e nevojshëm, në lidhje me klientin e tij.
“Nuk e di ku ndodhet. Nuk kam informacion ku ndodhet Kajmaku. Nuk e di përse i ka shkuar policia në banesë një natë më parë.
Do i drejtohem prokurorisë për të marrë informacionin e nevojshëm. Do ti kërkoj Prokurorisë arsyet se përse është urdhëruar shoqërimi i tij,”- thotë Shehu.
(Isuf Shehu)