AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 13:12

Prokuroria firmos urdhër arrestin për Agim Kajmakun, i zgjedhuri i Ramës për Bashkinë e Vorës

Prokuroria firmos urdhër arrestin për Agim Kajmakun, i zgjedhuri i

Prokuroria ka firmosur urdhër arrestin për Agim Kajmakun, i cili mori mandatin për drejtimin e Bashkisë së Vorës, pasi u përzgjidh nga kryeministri Edi Rama.  Pas emërimit të tij në krye të Bashkisë, Partia Demokratike denoncoi Kajmakun, se kishte qenë nën hetim penal nga shteti grek, për falsifikim të kartmonedhave, duke përdorur emrin Jorgo Toto, por nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria ka konfirmuar se subjekti Agim Kajmaku, ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar, – shprehet prokuroria, në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij.

Agim Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Mësohet se Policia e Shtetit ka vajtur ditën e sotme në banesën e Agim Kajmakut, por nuk e ka gjetur atë.

Kujtojmë se Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë socialist që rrëzohet nga ligji i dekriminalizimit, në votimet e fundit lokale që u zhvilluan vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste. Kryebashkiaku i parë që u largua ishte Valdrin Pjetri në Shkodër, i cili refuzoi marrjen e detyrës, pasi Partia Demokratike publikoi dokumenta lidhur me të shkurën e tij kriminale në shtetin italian.

Partia Socialiste nuk gjen paqe dhe në rradhët e saj zbulohen kandidatë me të shkuar kriminale edhe kur në zgjedhje merr pjesë vetëm kjo parti.

Përfshirja e personave me të shkuar kriminale ka qenë një shqetësim i madh që opozita ka ngritur dhe një prej arsyeve përse partitë opozitare, refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

/TPZ.al/