TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset prodhuese në Durrës.
“Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm.
Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë.
Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë.
Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qendra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha kreu i PD.