AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 11:00

“Janë tanët!”, Berisha: Përplasje me armë në Sarandë, policia nuk ndërhyri

“Janë tanët!”, Berisha: Përplasje me armë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një mesazh të një qytetari, i cili tregon një ngjarje kriminale që ka sipas tij ka ndodhur në Sarandë.

Sipas qytetarit, bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri, në lagjen nr.3, në rrugën “Lefter Talo”. Në mesazh shkruhet se policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk arrestoi agresorët.

Postimi i Berishës:

Perplasje me arme ne Sarande, narkopolicia nuk nderhyn: Jane tanet! sb

Pershendetje doktor,ne Sarande sapo ndodhi nje sherr i cili perfundoj ne perdorimin e armeve policia erdhi dhe nuk i beri asgje agresorve te cilet ishin te armatosur me nje smart te bardhe me targa greke, sherri ndodhi ne lagjen nr 3 rruga “Lefter Talo” siguria esht zero,zoti te na rruaj! Anonim te lutem.