TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rreth-rrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një 17-vjeçar, është arrestuar një prej drejtuesve të mjeteve.
Sipas Policisë është arrestuar F.F 18-vjeç i cili ishte duke drejtuar makinën tip Benz që u përplas me makinën tip “Porsche”.
“F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në aksident humbi jetën Kristjan Vasili dhe në momentin e aksidentit ndodhej pasagjer në automjetin “Benz” me targa “AA 131 ZZ” që drejtohej nga 18-vjeçari.
Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, drejtuesi i “Benz”-it humbi kontrollin e mjetin dhe morri përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut.