AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 11:22

“Mos shko në shtrat me ata që nuk lexojnë”, Mirela Kumbaro: Ja pashë hajrin!

“Mos shko në shtrat me ata që nuk lexojnë”, Mirela


Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte e ftuar këtë fundjavë në emisionin ‘Thumb’ ku zbuloi disa të pathëna për jetë e saj.

Ajo tregoi se donin ta përjashtonin nga shkolla kur ndiqte studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Kumbaro shpjegon gjithashtu daljet e kufizuara që bënin në atë kohë dhe se ku i bënin festat me shokët dhe shoqet.

“Dilnim brenda një mundësie të kufizuar. Zbavitjet tona të mëdha në atë kohë ishin të Liqeni. Ka qenë një bar që e frekuentonim shumë tek kati i fundit i Pallatit të Kulturës.

Këto kërcimet e këto të tjerat, ishin të fshehta në shtëpia dhe bënim festa sekrete.

Donin të më përjashtonin me fletë-rrufe pasi kisha veshur pantallona,” tregoi Kumbaro ndër të tjera.

Ajo u pyet edhe për shprehjen e famshme “Mos shko në shtrat me ata që nuk lexojnë”, kur ishte ministre.

“Do kishte qenë shumë mirë nëse shprehja do ishte e imja. Unë kisha meritën që e përzgjodha dhe e rishpërndava, që mos shkoni në shtrat me dikë që ju shihni se në shtëpinë e tij nuk ka libra.

Sepse ai njeri nuk do dijë të komunikojë, nuk do dijë t’ju kuptojë, të futet në ndjenjat tuaja dhe nëse nuk ka ndjenja nuk ia vlen asgjë tjetër. Kjo ishte ideja. Unë thjesht bëra share në Twitter këtë artikull të regjisorit amerikan.

E vetmja gjë që bëra sepse e gjeta shumë të goditur. Dhe tërhoqa vëmendjen shumë më tepër se katër vite fushata.

Ja pashë hajrin sepse ndërkohë pas asaj ne filluam një lëvizje kombëtare ku pati shumë më tepër reagime, ndjekje. Edhe mediat kur vinin për të ndjekur aktivitetin bënin atë pyetje”, tha Kumbaro.