AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 19:24

Basha fton shqiptarët në protestë: Vazhdojmë betejën, asnjë hap pas

Basha fton shqiptarët në protestë: Vazhdojmë betejën,

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen protestës së dhjetë kombëtare të opozitës të hënën më 8 korrik.

Në një prononcim pas takimeve të shumta që zhvilloi pasditen e sotme në selinë e PD, Basha falënderoi shqiptarët që refuzuan diktaturën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi vendosmërinë për të vijuar betejën.

“Dua të falënderoj nga zemra mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën e Edi Ramës më 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta shqiptarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 të mbrëmjes në një protestë kombëtare për të vazhduar të vendosur pa asnjë hap pas betejën tonë për demokracinë, kushtetutën lirinë. Të gjithë bashkë ditën e hënë”, deklaroi kreu i PD.