TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Khalid Al Qasimi, djali 39-vjeçar i sundimtarit të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), ka vdekur në rrethanat e përshkruara nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar si të pashpjegueshme.
Emirati i Sharjahut njoftoi vdekjen në një deklaratë të martën pasi Policia Metropolitane e Londrës u thirr në një vendbanim në zonën e epërme të Knightsbridge, rreth orës 5 e 30 minuta me orën lokale të premten.
“Një burrë në të tridhjetat e tij të fundit u gjet i vdekur brenda pronës“, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se “vdekja aktualisht po trajtohet si e pashpjegueshme”. Një ekzaminim pas vdekjes i kryer të martën nuk arriti të identifikojë shkakun e vdekjes, shtoi ai. Mediat britanike thanë se trupi ishte ai i Qasimit.
Lutjet për funeralin u mbajtën për Sheikh Halid bin Sultan Al Qasimin të mërkurën pasi emirati njoftoi tri ditë zie kombëtare me flamuj në gjysmë shtizë.
Babai i tij, Sheikh Sulltan bin Muhammed Al Qasimi, paraqiti imazhe dhe një video të lutjeve në Instagram të mërkurën.
Nga ana tjetër, mediat britanike shkruajnë se princi arab u gjet i vdekur pas pretendimeve për pjesëmarrjen në një orgji shoqëruar me drogë, shkruan “Sun”.
Gazeta britanike shkruan se një makinë policie ka gjetur në vendngjarje një sasi droge të klasit A që nënkupton kokainë ose heroinë.
Një burim tha: “Ishte dukshëm një festë ku disa të ftuar po merrnin drogë dhe kishin marrëdhënie seksuale. Është e dyshuar se sheiku Khalid mund të ketë vdekur papritur si rezultat i marrjes së drogës. Është urdhëruar një hetim urgjent i brendshëm”.
Babai i Sheik Khalid është sunduesi i Sharjahut të pasur me naftë, qyteti i tretë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Familja ka një pasuri edhe në Sussex të Britanisë – ku vëllai i madh i Sheik Khalid u gjet i vdekur nga një mbidozë e heroinës në vitin 1999. Ai ishte 24 vjeç.