TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita nuk ndalet nga protestat. Ndërsa 30 qershori kaloi dhe Partia Socialiste bëhet gati të marrë drejtimin e pothuajse të gjitha bashkive në vend, opozita e bashkuar ka vendosur të vijojë protestat.
Prej orës 16:00 kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime intensive me krerët e degëve dhe krerët e bashkive për të diskutuar për aksionin opozitar. Pas mbledhjes në selinë e PD të strukturave më të larta dhe të kolegjit të kryetarëve, është vendosur që protesta e radhës e opozitës të mbahet të hënën, më 8 korrik në orën 20:00.
Kjo do të jetë protesta e dhjetë kombëtare, në vijim të kërkesave për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme pa të në qeveri.