AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 15:25

Kabinat seksuale në aeroportin e Berlinit, sot i kthyer në një park publik për prostitutat

Kabinat seksuale në aeroportin e Berlinit, sot i kthyer në një

Dikur ishte vendi i një aeroporti nazist, pista e uljes për aeroplanët që bëjnë transportin e furnizimeve për njerëzit nga Muri i Berlinit. Kohët e fundit një strehimore emergjente për refugjatët sirianë, dhe nëse një plan i propozuar shkonte përpara bëhej rrethi i ri i dritës së kuqe të Berlinit.

Kryetari i qyetit gjerman, Mitte, Stephan von Dassel, po propozon kutitë ‘Verichtungsboxen’ , kabinat ku prostitutat merrnin klientelën e tyre dhe do të vendoseshin në Aeroportin Tempelhof.

Propozimi i tij për krijimin e kabinave të seksit, të cilat përfshijnë kabinat me makinë, ku klientët mund të takojnë punëtorët e seksit në automjetet e tyre, erdhi si pjesë e një diskutimi për prostitucionin në rrugë në rrethin e tij dhe si të përmirësohet siguria e punonjësve të seksit në Berlin

Në debatin rreth prostitucionit në rrugë në Kurfürstenstrasse të punonjësve të seksit, z. Von Dassel foli në favor të kutive të seksit, me kushtin që rruga të shpallet një zonë e kufizuar për prostitucionin në rrugë. /Dailymail