AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 12:21

I bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t: I kam të ligjshme

I bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t: I kam të ligjshme


Ish-drejtorit të Aluiznit iu sekuestruan 1.5 milionë euro në bankë, ndërsa sot Ferdinand Shehu ka kërkuar me ngulm kthimin e tyre.

Seanca gjyqësore e planifikuar për sot ka dështuar për shkak se prokuroria ndodhet me pushime. Tani beteja ligjore për heqjen e sekuestros do të zhvillohet në muajin shtator.

Ish-drejtori, Ferdinand Shehu i pranishëm në gjykatë tha se paratë e sekuestruara nuk janë të paligjshme.

“Paratë e mia s’janë të paligjshme. Sekuestroja u vendos 10 ditë më parë me vendim të prokurorisë së Tiranës”-tha ish-drejtori i Aluiznit.