AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 12:31

EMRI/ Kontrabandonte shtetas shqiptarë për 25000 dollarë, kush është ish-punonjësi në aeroport

EMRI/ Kontrabandonte shtetas shqiptarë për 25000 dollarë, kush


Një 27-vjeçar, shtetasi shqiptar Emiljano Sinjari, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për arsye se në cilësinë e një punonjësi të kompanisë së sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”, trafikonte emigrantë të paligjshëm drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sinjari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë periudhës njëvjeçare 2016-2017, i ekstraduari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptarë drejt destinacioneve të lartpërmendura, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.