TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbulohen për të riun shqiptar që u vra me gjashtë plumba dje në Volfsburg të Gjermanisë.
Keidi Pasha, 16 vjeç nga Burreli, u ekzekutua teksa po shëtiste në qytet me kushëririn e tij, nga një makinë në ecje.
Pista e parë ku po dyshon policia gjermane është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ajo e përfshirjen në shitje dhe trafik droge.
Sipas mediave gjermane, ishte vetëm një autor i cili qëlloi Pashën dhe kushëririn e tij dhe u largua me shpejtësi.
“Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar, ndërkohë që miq dhe të afërm të 19-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen përmes postimeve në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e djeshme, Keidi Pasha u ekzekutua në Gjermani, ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
