AKTUALITET, 15 Gusht 2019, 13:27

‘Hiqe xhupin o artist’/ Rama nxjerr rrugën e asfaltuar, fotot e nxjerrin zbuluar, dështon propaganda


Kryeministri Edi Rama është krenuar ditën e sotme me prezantimin e ndryshimeve të bëra në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku njofton rregullimin e rrugëve, shtrimin me asfalt, dhe vendosjen e ndriçimit.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë ”-shkruan Rama, ndërsa krahas postimit ka edhe disa foto të cilat ilustrojnë këto ndryshime.

Por si është e vërteta?

Kryeministrit dhe ekipit të tij të propagandës i ka shpëtuar një detaj.

Siç shihet qartë edhe në këtë foto, personat që ndodhen në foto janë të veshur me xhup dhe rroba të trasha, qielli është i nxirë, çka tregon se koha në të cilën janë shkrepur fotot është tjetër.

Pse e ndjen të nevojshme shefi i qeverisë që të publikojë pamje nga investime të shkuara?

Të ketë qenë kaq ftohtë dje në Golem?