AKTUALITET, 7 Prill 2020, 14:34

”Ka vepruar si pika e fundit në shishen plot”, shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg: Në landin tonë s’ka vdekur asnjë nga COVID-19 pa sëmundje shoqëruese

”Ka vepruar si pika e fundit në shishen plot”, shefi i

Shefi i mjekësisë ligjore në Hamburg të Gjermanisë, Prof. Klaus Püschel, jep të dhëna interesante rreth viktimave në landin e tij.

Sipas Prof.Püschel, asnjë nga viktimat e shënuara deri më tani në Hamburg nuk ka vdekur pa pa pasur sëmundje shoqëruese.

Ai thotë se viktimat e derimëtanishme vuanin nga kanceri, sëmundje pulmonale kronike apo ishte duhanpirës të fortë, diabet, sëmundje vasko- koronale.

Sipas tij, koronavirusi tek pacientët ka vepruar si pika fundit në një shishe të mbushur plot, ndërsa kërkon të qetësojë gjermanët duke i apeluar të mos kenë frikë pasi kjo e fundit është vërtet e dëmshme.

Profesori gjerman shprehet i sigurt se kjo pandemi do kalojë dhe frika qëndron ende pasi nuk ka vaksinë.