AKTUALITET, 26 Janar 2019, 14:57

Protesta/ PD në mbështetje të banorëve: Mos prekni kanionin e Holtës

Partia Demokratike ka qenë sot në mbështetje të banorëve protestues kundër ndërtimit të HEC-it në kanionin e Holtës, në Gramsh.

Jamarber Malltezi, i pranishëm në këtë protestë,  ka ironizuar takimin e paradites së dy ministrave Balluku dhe Klosi, dhe deputetit Balla me banorë të zonës.

“Qeveria ka sjelle dje 50 karrige dhe dhjetera zyrtare qe ka bere gjoja si diskutim qe ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE. Ne fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 ore edhe ta qethte kroniken nga folesit e padeshiruar. Ne ishim live dhe shume proteste e mire. Dje kane mashtruar qytetaret se ju kane thene qe e kane bllokuar, POR ne fakt vendimi i keshillit kombetar te territorit eshte ne fuqi me firme dhe vule nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit te territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se edvinit eshte propagande boshe. Nderkaq ne zone eshte betonuar mu buze kanionit”- ka thene ai.

hol

Nderkohe qe deputeti Endri Hasa i ka akuzuar qeveritaret si të paskrupullt, të pafytyrë dhe të babëzitur.

“Kjo është diga që Damiani dhe Taulant Balla kanë ndërtuar për ti zenë frymën kanionit të Holtës. Tashmë është shkatërruar shtrati pranë kanionit. Fasada qeveritare me dëgjesa kolltukësh “Live” nuk e mbulon dot atentatin që tashmë i eshte bere Holtës.

Qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë nuk do ta lejojnë që shkatërrimi të vazhdojë. Projekti në Holtë dhe të 13 projektet në kanionet dhe bukuritë natyrkre të Gramshit duhet të anullohen menjëherë! Përgjegjesit për këtë krim e kanë vëndin në burg!”- shkruan ai ne FB.holteholte1hote1holte2

vendimivendimi1